Sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, forcat ushtarake kanë marrë kontrollin e aeroportit Hostomel pranë Kievit, shkruan BBC
200 helikopter dhe disa forca ushtarake janë përdorur për të marrë në kontroll aeroportin. Forcat ruse mbërritën për herë të parë në periferi të Kievit të enjten, pas sulmit në një zonë jashtë qytetit, afër Obolonskyi.
Ndërsa mbërritën në Obolonskyi, Ministria e Mbrojtjes u kërkoi civilëve të rezistonin: “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të na informojnë për lëvizjet e trupave dhe të neutralizojnë armikun.”
Ushtria e Ukrainës tha të premten se forcat pushtuese ruse po i afrohen Kievit nga veriu dhe verilindja.
Ushtarët rusë po përpiqen të “anashkalojnë” qytetin verior të Chernihiv, ku ata hasën rezistencë nga ushtria ukrainase për të sulmuar Kievin, tha ushtria duke shtuar se trupat po hynin në kryeqytet nga qyteti lindor Konotop, të cilën ata e kanë marrë tashmë në kontroll.
g.kosovari