Pasi UEFA vendosi që të anuloj finalen e Champions League, duke e kaluar atë në Parisë, një tjetër goditje vjen për Rusinë në sport.
Formula 1 dënon në mënyrën e saj agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe drejtuesit e garës më të rëndësishme motobilistike, njoftuan anulimin e Çmimit të Madh të Rusisë.
Gara në Soçi, e cila u përfshi në kalendar prej vitit 2014, ishte parashikuar të zhvillohej në datën 25 shtator. Por, organizatorët e Formula një deklaruan se “është e pamundur që eventi të zhvillohet, sipas programit, në rrethanat aktuale”.
g.kosovari