Pas dëshmisë së Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçit, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë kërkuar fjalën, mirëpo kryetarja e këtij komisioni e ka quajtur të mbyllur dëshminë e Agaçit. Teksa Lefter Gështenja i ka kërkuar fjalën për procedurë, Tabaku i është drejtuar me mbiemrin “Koka”, por menjëherë e ka rregulluar këtë lapsus.
Jorida Tabaku: Ju lutem, kolegë iu kërkoj që të gjithëve…
Lefter Gështenja: Për procedurë.
Jorida Tabaku: Jo, Z. Koka! (qesh) Jo, nuk keni për të folur Z.Gështenja. Z. Lefter Koka është në burg prej kësaj procedure që Z. Agaçi erdhi dhe dëshmoi sot. Ju lutem, të nderuar kolegë. Z. Agaçi ju faleminderit për dëshminë tuaj (mbyll veshët). Z. Agaçi faleminderit për dëshminë tuaj, besoj se u sqaruam për shumë gjëra sot. Njëkohësisht jam në pritje të informacioneve të tjera. Shpresoj shumë që para mbledhjes së nesërme, relacionin, aktin e autoriteti kontraktues, por dhe njëkohësisht dhe riskun që u vendos që detyroi kryeministrin të marrë këtë vendim të Këshillit të Ministrave.
/a.r