Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur në tragetin që udhëtonte nga Greqia drejt Italisë i cili u dogj pranë ujërave shqiptare. Megjithatë shpresat për të gjetur persona të mbijetuar po shuhen.
10 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur, prej të cilëve 3 janë grekë. Gruaja e njërit prej tyre Venia Bekiaris thotë se i shoqi kishte hezituar fillimisht të udhëtonte me tragetin ku ndodhi tragjedia pasi kishte menduar se ai ishte mjaft i vjetër.
Ajo nuk ka dëgjuar asgjë prej tij që prej mëngjesit të së premtes së kaluar kur ra zjarri në traget, megjithatë nuk e humb shpresën dhe besimin se i shoqi mund të jetë ende gjallë.
“Burri im është gjallë dhe pret që ne ta ndihmojmë. Unë mendoj se ai është bllokuar. Ai është një shofer me përvojë dhe për këtë fakt besoj se ndodhet në një vend të sigurt brenda tragetit, por nuk mund të kontaktojë me ne. Pret që ne ta gjejmë dhe ta shpëtojmë
Im shoq nuk donte të udhëtonte me këtë traget pasi tha se ai është i kalbur. Kushtet higjenik nuk ishin aspak të mira. E kuptoj që ekipi i emergjencës po bën një punë të mirë por burri im duhet të gjendjet sepse nuk mund të duroj më”, u shpreh ajo.
Në operacionit e kërkim shpëtimit po marrim pjesë tre mjete lundruese, 5 rimorkiatorë, një gomone e Shërbimit Zjarrfikës dhe 1 helikopter i marinës. 241 pasagjerë dhe 51 anëtarë ekuipazhi ishin në bord kur shpërtheu zjarri të premten dhe anijet e shpëtimit zhvendosën pjesën më të madhe të 280 personave të shpëtuar në ishullin e afërt të Korfuzit.
Trageti u përfshi nga flakët ndërsa udhëtonte nga Igumenica, një port në Greqinë Perëndimore, për në portin italian të Brindizit. Pasagjerët e humbur janë nga Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Lituania.
/b.h