Ka nisur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët marrja në pyetje e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Seanca nisi me një pyetje të anëtarit të Partisë Demokratike në komision, Helidon Bushati, i cili e pyeti ministren Balluku nëse ajo do ta firmoste sot një kontratë koncesionare si ajo e ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve.
Ministrja Balluku refuzoi t’i përgjigjej një pyetje të tillë, pasi sipas saj nuk ishte thirrur në komision për të dhënë mendimet dhe opinionet e saj.
Pjesë nga diskutimet:
Bushati: Nga shpjegoni se çfarë lloj kontratash janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Balluku: Ju e dini, ministria e Infrastrukturës e mori këtë detyrë pas 2018 për të ndjekur këtë detyrë. Unë e kam marrë këtë detyrë pas 2019.
Helidon Bushati: Tashmë jeni autoritet kontraktor, por nëse do të zhvillohej një procedurë e tillë ju do ta kalonit një kompani pa asnjë lloj eksperience, ku ndërtimi bëhet me fondet publike? Ju sot do ta kaloni një procedurë të tillë?
Belinda Balluku: Zoti Bushati unë pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj që pritet nga unë ndonjë përgjigje për këtë pyetje, përveç faktit që ju e thoni këtë për ta dëgjuar publiku.
Kështu që nuk do të jap një përgjigje pasi besoj se ju këtu nuk kërkoni mendimin tim.
Bushati: Në momentin e marrjes së përgjegjësisë si kontraktor dhe kalimit të përgjegjësisë te ju, a është bërë një audit për këto kontrata?
Balluku: Sipas ligjeve në fuqi kontratat, si dhe kontratat e tjera koncensionare janë bërë edhe audite financiare dhe audite përputhshmërie që janë në dispozicionin tuaj. pasi Ministria e Infrastrukturës ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka referuar dorëzimin e asnjë dokumenti.
Bushati: Në kuadër të auditimeve, është dhe auditimi që bëhet nga KLSH. Janë kryer auditime. Çfarë masash janë marrë në lidhje me rekomandimet e KLSH?
Balluku: Cilat rekomandime i referoheni? Auditet e KLSH vlen gjetje të përcaktuara. Cilës i referoheni. Pasi është audit i 2019-ës/ I jeni referuar edhe draft-raportit të 2021,dhe ato nuk janë materiale të përfunduara.
Bushati: Po fokusohemi te përzgjedhja e supervorozit?
Balluku: Më bëhet qejfi që e përmendi faktin se si janë zgjedhur supervizorët. Supervizori është zgjedhur me propozim të koncensioniarit duke sjellë 3 kompani të ndryshme. I janë dorëzuar autoritetit kontraktor, për të bërë përzgjedhjen e 3 kompanive. Kështu është bërë përzgjedhja.
Bushati: Kemi 3 incenratorë ku pronari është i njëjti. kemi një supervizor për të 3 koncesionet. Mos është krijuar familjaritet i serume?
Balluku: Në dijeninë time nuk më rezulton që të 3 koncesionet ajnë me të njëjtin person juridik. Përzgjedhje është bërë në kohë të ndryshëm. Nëse supervoziri ka qenë më i miri, është bazuar në kontratë. Në këtë moment jeni duke atakuar kontratën. Në disa raste kërkoni kontratën dhe në disa raste të tjera e godisni atë.
Bushati: Mendoj se kemi të bëjmë me konflikt interesi në rastin më të mirë. Dhe sa i takon asaj që thatë; ‘përqasje selektive për kontratën’, kjo nuk është e vërtetë.
Balluku: Ju mendoni gabim çfarë unë mendoj zoti Bushati. Ju nuk mundet që të mendoni se çfarë mendoj unë. Nuk kemi shkelje të ligjit. Koncensionarët, dhe ai i SGS apo i Rapiscanit, supervozorin e paguajnë vetë koncensionarin. Këtu nuk keni zbuluar rrotën në këto monumente. Ju nuk mund të shprehni mendimin tim. Se di nëse ky komisioni Hetimor nuk e di nëse merret me metafora letrare, edhe pse unë jam e mirë në letërsi./m.j