Janë 12 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur pasi flakët përfshinë të premten një traget që lundronte nga Greqia në Itali, thanë autoritetet greke të shtunën, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën për të dytën ditë të vinin nën kontroll zjarrin dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po tërhiqnin anijen drejt bregut.
Trageti u përfshi nga flakët ndërsa udhëtonte nga Igumenica, një port në Greqinë Perëndimore, për në portin italian të Brindizit.
“Jam shumë i shqetësuar, nuk e di se çfarë do të ndodhë,” i tha televizionit shtetëror nga Korfuzi Ilias Gerontidakis, djali i një shoferi grek kamioni.
Të premten vonë, ekuipazhet greke shpëtuan dy persona, një shtetas bullgar dhe një afgan, të cilët nuk ishin në listën zyrtare të personave të zhdukur.
Shumica e të shpëtuarve u dërguan në hotele në Korfuz,.
“Kam kaq vite që udhetoj, nuk kam përjetuar kurrë një situatë të tillë më parë,” tha shoferi grek i kamionit, Giorgos Parlatzas, 50 vjeç, i cili u evakuua nga anija.
Autoritetet do të gjejnë më shumë prova për shkakun e zjarrit pasi anija të ankorohet në një vend të sigurt, tha për televizionin Skai Ministri i Transportit, Giannis Plakiotakis.