Gjatë një dite të furishme fjalimesh dhe negociatash në prapaskenë në Mynih, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ne një intervistë me Dozhd TV, një kanal televiziv i pavarur rus, denoncoi pretendimet e Kremlinit se është Ukraina , jo Rusia duke vepruar si agresor.
Blinken i quajti pretendimet e Moskës për një gjenocid në Donbas absolutisht të gabuara dhe sinqerisht fyese. Ai tha se Ukraina kishte tetë vjet në përpjekje për të rimarrë Donbasin dhe tha se “kundërshton çdo logjikë” ta akuzojë atë se po përpiqet ta bëjë këtë tani me 150,000 trupa ruse të grumbulluara në kufi. Blinken tha se ai është ende i përgatitur për të takuar homologun e tij rus, ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, javën e ardhshme në Evropë , duke supozuar se “Rusia nuk pushton Ukrainën ndërkohë”.
Duke vënë në pikëpyetje cilësinë e informacionit që po merrte Putini, Blinken tha se ndjenja publike në Ukrainë ishte larguar ndjeshëm nga Rusia që kur ajo pushtoi Krimenë në vitin 2014. “Nëse Putini beson se forcat ruse do të pranoheshin me krahë hapur në Ukrainë, mendoj se ai është thellësisht gabim, “ tha Blinken, pergatiti BW.