Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka uruar qytetarët e Kosovës për përvjetorin e 14-të të pavarësisë.
Në letrën dërguar presidentes Vjosa Osmani, ai nënvizoi se shteti i tij mbetet partner i palëkundur i Kosovës.
“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohje reciproke”, tha mes të tjerash Biden në letrën dërguar Osmani.
/a.r