Akt kulture, qytetarie dhe solidariteti i presidentit maqedonas Stevo Pendarovski.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut përcolli vetë në shkollë një vajzë 11-vjeçare shqiptare me sindromën Down pasi dëgjoi se ajo po bullizohej nga shokët dhe shoqet e klasës.
Ai e mbajti për dore Embla Ademin teksa e shoqëronte të hënën në shkollën e saj fillore në qytetin e Gostivarit.
Embla ka përjetuar bullizëm në shkollë për shkak të sindromës Down – një gjendje gjenetike që shkakton aftësi të kufizuara në të mësuar, probleme shëndetësore dhe karakteristika dalluese të fytyrës – tha një zëdhënës i zyrës së presidentit për CNN.
Pendarovski “bisedoi me prindërit e Emblas për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballet çdo ditë” dhe diskutoi zgjidhjet, tha zyra e tij në një deklaratë për shtyp, transmeton Noa.al.
“Presidenti tha se sjellja e atyre që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jotipik”, thuhet në deklaratë.
/b.h