Hekuran Xhani, kandidati i Berishës për bashkinë e Rrogozhinës reagon për videon e publikuar dy ditë më parë në media, ku ai shfaqej me zë dhe figurë, madje i dehur, duke sharë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe politikanë të tjerë. Berishën e quante “Sali kur*a”.
Xhani thotë se videon e ka publikuar Lulzim Basha për të ulur imazhin e tij, duke nenvizuar se ndjen keqardhje per kete!
Reagimi i plotë i kandidatit të Berishës:
Te dashur miq e bashkeqytetare te mi! Dje, Lul Brava se bashku me pergjuesin e tij kane shperndare nje video te vjeter ne nje feste private. Brava dhe kandidatit i tij pergjues, te sigurte ne humbje nuk guxojne perballje se kane tmerr nga votimi dhe vota! Ata mendojne se me skema pergjimesh e intriga te tilla do t’ia dalin.
Ndjej keqardhje te thelle qe momente te tilla private perdoren nga Brava metoda te tilla shume te uleta njesoj si dikur nga sigurimi i shtetit si forma kurthesh e presionesh per te demtuar emrin e imazhin tim.
Qytetaret e Rrogozhines e dine se kush eshte Hekuran Xhani, per qytetaret qe nuk me njohin i ftoj te vijne e te pyesin bashkeqytetaret tane per figuren dhe kontributet e mija. Une nuk jam pa te meta por nuk jam as hajdut, as mashtrues, e aq me pak spiun e i pabese e servil!
Duke ju kerkuar ndjese per kete shqetesim, ju premtoj se nuk do te perkulem para asgjeje e nuk ndalem perpara te tilla metoda humbesish historik , por do te punoj bashke me ju cdo dite dhe ore deri ne datë 6 Mars, per te bere me te miren per ju dhe per Rrogozhinen! Miqesisht, Hekurani./m.j