Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç edhe njëherë ka përforcuar qëndrimin e tij se Serbia në asnjë mënyrë nuk duhet ta njohë Kosovën.
Vuçiç në një intervistë për mediat serbe, nuk ka ngurruar që të ritheksojë se nuk është me rëndësi pranimi i pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se Ballkani i hapur është një mundësi për një bashkëpunim të ndërsjellë.
“Unë nuk mendoj se duhet të pranojmë apo njohim pavarësinë e Kosovës, në asnjë mënyrë. Megjithatë ne duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë, por kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të cilën ata duhet të flasin”, ka thënë Vuçiç.
Ai gjithashtu ka theksuar se Ballkani i Hapur është një ide e mirë për të kapërcyer marrëdhëniet e këqija dhe sa i përket drejtësisë, ai ka theksuar se nuk ka dyshim se Serbia ka pësuar një padrejtësi të madhe”, është shprehur ndër të tjera Vuçiç.