Pas tre orësh diskutime, ka përfunduar seanca në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta ndërsa vendimi pritet të bëhet publik i arsyetuare në faqen zyrtare pas 30 ditësh nga marrja e këtij vendimi.
“Gjykata Kushtetuese deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme zgjati mbi 2 orë Presidenca iu përgjigj 72 pyetjeve. Gjithashtu palët paraqitën konkluzionet përfundimtare.
Sipas këshilltarit ligjor Bledar Dervishaj, Kuvendi “vazhdon ta trajtojë këtë çështje si goditje e shoqëruar me fjalën kushtetuese”.
“Ky proces parlamentar, nisi dhe përfundoi në bazë të një urdhri politik, i diktuar politikisht, në mungesë të lëndës për të iniciuar një proc shkarkimi. Nuk kishte lëndë nga ato që kërkon kushtetuta. Qëndrimi Presidentit për mungesën e lëndës, vërtetojnë që Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje”, u shpreh Dervishaj.
g.kosovari