Debati mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Ndër personazhet, që kanë reaguar, ka qenë dhe ish-banori i Big Brother 6, Anaid Kaloti.
Anaidi ka postuar dy video në Instastory, ku tregohen dy versione të ndryshme në lidhje me aksidentin e Einxhel Shkirës. Në njërën nga videot është versioni i moderatores, ndërsa në tjetrën versioni i shoqes së saj, e cila tregoi se ishte dëshmitare e gjithë ngjarjes.
Në videon e parë të publikuar është një pjesë e shkurtër nga debati Einxhel-Donald, ku ky i fundit e pyet për vendin ku ka ndodhur aksidenti:
Donald: Ku e bëre aksidentin?
Einxhel: Te rruga e Kosovarëve.
Donald: Nuk e bëre aty te Komuna afër punës?
Einxhel: Jo te rruga e Kosovarëve e kam bërë. Do thoja edhe përballë çfarë biznesi.
Ndërkohë që në videon e dytë pasardhëse është shoqja e moderatores, njëkohësisht edhe dëshmitare e ngjarjes e cila pyetet për vendin ku ka ndodhu aksidenti:
Moderatori: Ku ka ndodhur aksidenit?
Dëshmitarja: Tek Komuna e Parisit afër rrethrrotullimit nëse e keni parasysh. Aty ka ndodhur aksidenti dhe qëndruam goxha gjatë.
Debati mes Einxhel dhe Donaldit vazhdon ende, madje pas spektaklit të djeshëm moderatorja ka hedhur përsëri akuza të forta ndaj Donaldit ku kësaj herë u shpreh se mbasi të mbarojë spektakli, do ta hedhë në gjyq aktorin e humorit për ‘mashtrim dhe dëmtimin e imazhit’.
/a.r