Detar Hysi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se vendimi i dhënë nga Apeli i Posaçëm ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është një vendim politik.
Detar Hysi është avokati i Nezar Seitit, ish-financieri i grupit të Habilajve. Ai thotë se gjykata ka tejkaluar kompetencat e saj mbrëmjen e sotme me vendimin për të dënuar me 3.4 vite burg Tahirin.
“Nisur nga permasat mediatike qe ka mare ceshtja e shtetasit saimir tahiri…si njohes I mire kesaj ceshtjeje( nezar seiti) gjykata ka tejkaluar komptencat dhe sa ka mare nje vendim me nuanca politike dhe jo ne respektim te ligjit! Sinqerisht avokat detar hysi“, shkruan Hysi. SOT