Në 11 partitë e regjistruara si pjesëmarrëse në vendoret e pjesshme të 6 marsit nuk është Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, drejtuar nga Sali Berisha.
Por ky i fundit është pjesë e kërkesës për tu regjistruar si koalicion së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe demokristianët e Nard Ndokës nën emrin “Shtëpia e Lirisë”.
Për Bledar Skënderin, ish anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendimmarrja nëse ky koalicion do të regjistrohet, për aq kohë sa pjesë e tij është një subjekt jo zgjedhor, do t’i takojë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
BLEDAR SKENDERI
ISH-ANETAR I KQZ
Neni 63 i kodit zgjedhor përcakton që dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjkete zgjedhore mund të formojnë një koalicion. Pra nga pikëpamja formale juridike koalicioni i përmbush kërkesat sepse janë dy parti që janë të regjistruaranga KQZ-ja. Nga pikëpamja teknike, ndoshta komisioneri mund t’ia rikthejë për rishqyrtim sepse koalicioni duket se koalicioni ka tre përbërës në vetvete.
Në të gjitha rastet sipas Skënderit, Ilirjan Celibashi është në të drejtën e tij, që kërkesën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ta rikthejë dhe tu lërw 24 orë kohë për të hequr nga subjektet pjesëmarrëse emërtesën, PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.
BLEDAR SKENDERI
ISH-ANETAR I KQZ
Në qoftë se e kthen për plotësim është thjesht për të rregulluar naturën juridike të shkresës për të thënë që Komisioni i Rithemelimit nuk mund të jetë palë e një marrëveshje për koalicion zgjedhor sepse nuk është regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ.
Me gjasë “Shtëpia e Lirisë” do të regjistrohet si koalicion mes LSI-së dhe PDK-së e në 6 mars do të garojë me kandidatët për kryebashkiakë të dalë nga primaret e demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha.
BLEDAR SKENDERI
ISH-ANETAR I KQZ
Më tepër se një lëvizje juridike bëhet për një imazh publik, për të treguar se grupi nismëtar i komisionit të rithemelimit është promotori dhe kandidatët që do të jenë pjesë e këtij koalicioni.
/a.r