Organi i akuzës i rikthen Policisë së Tiranës dosjen e vrasjes së Erion Çelës.
Dosja është rikthyer pasi nuk ka prova të mjaftueshme, ndërkohë mësohet se organi i akuzës ka kërkuar më shumë prova hetimi për masakrën e datës 3 janar në zonën e Don Boscos.
Burime policore shtojnë se aktualisht nuk kanë detaje të reja, por po punohet për gjetjen e elementeve të tjera që mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e identitetit të autorëve.
Kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga lokali ku ndodhi ngjarja tregojnë dinamikën e vrasjes, por ende mbetet mister se kush ishin 3 autorët.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për mjetin tip ‘Benz’ ngjyrë gri në servise apo varreza makinash, pasi dyshohet se autorët e kanë nxjerrë sërish në qarkullim.
Erion Çela u ekzekutua pasditen e 3 janarit në një lokal në Don Bosco, ndërkohë mbeten të plagosur nga atentati vëllai i tij Blerim Çela dhe daja i tyre Edmond Crroj si dhe një klient që ishte ulur afër tavolinës së viktimës.
Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.
/a.r