Mesi i muajit shkurt do ta gjej kryeministrin Edi Rama në OKB nga ku do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e radhës të Këshillin të Sigurimit. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për tu takuar me Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G. Në 19 Gusht 2021 sekretari Blinken i telefonoi kryeministrit Edi Rama për ta falendëruar pas gatishmërisë për të pritur qytetarët afgan në nevojë.
Administrata e presidentit Biden përmes sekretarit Blinken po tregon një vëmendje të posaçme ndaj rajonit tonë, e cila ishte zbehur vitet e fundit. Vetë sekretari Blinken emëroi tre muaj më parë, Gabriel Escobar si të dërguar special për Ballkanin.
Ky takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin Blinken vjen në një kohë kur në Shqipëri ish kryeministri Sali Berisha ka intensifikuar retorikën anti amerikane pas shpalljes Non Grata. Madje në mënyrë të paprecedentë si asnjë prej 200 personave non grata nga SHBA, ndërmori dorëzimin e një padie ndaj sekretarit Blinken në një gjykatë franceze.
Pasi i qëndroi stoik kërkesës amerikane për Sali Berishën, ftesë për të vizituar Uashingtonin ka marrë edhe kreu PD Lulzim Basha, gjatë vizitës të fundit në Tiranë të Gabriel Escobar./tch
g.kosovari
C’eshte ky takim pa lejen e Lulit e avokat Ngjeles?! Shume gabim!