Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame në një konferencë për shtyp për digjitalizimin e dokumenteve ka thënë se i gjithë procesi në të gjithë vendin do të zgjasë 2 vjet. Në kuadër të këtij projekti, Lame ka dhënë lajmin se do të punësohen 230 të rinj, ndërkohë që të interesuarit mund të aplikojnë shumë thjeshtë në faqen zyrtare në web si dhe në rrjetet sociale mund të marrin informacionin që ju duhet.
“Po bashkëpunojmë me AKSH. Kjo bëhet me qëllim që të rriten shërbimet. Dje, kryeministri miratoi projektin e ri. Kjo qendër do të punësojë një grup të rinjsh prej 230 vetësh.
Faza e parë e punës është skanimi dhe arkivimi dhe pastaj është digjitalizimi i të gjithë kartelave. Ky projekt do të zgjasë dy vjet dhe do të shërbejë si shkollë për të gjithë të punësuarit. Ky projekt do të mbulojë të gjithë territorin e Shqipërisë, është i ndarë në dy vjet. Kështu që nga dita e nesërme, në web do të gjeni thirrjen për vendet e punës, përfshirë dhe çfarë kriteresh duhet të kenë kandidatët.
Kadastra e re nuk do të vazhdojë më ritmin e asaj të vjetër. Arsyeja është se kadastrës iu ngarkuan disa funksione të tjera, pa u shoqëruar me personelin përklatës. Kjo gjë kërkon personel, i cili tashmë është i mundur me strukturën që ofrohet.
Në Facebook do të fillojnë shumë njerëz që kërkojnë informacione për vendet e reja. Ka dhe nga ana që thonë do të merrni ushtarë partie, mos u merrni me to. Bujrum, hajdeni. Janë 230 vende pune për projektin e digjitalizimit”, u shpreh Artan Lame.
/a.r