Greqia kërkon të drejtat e plota te pronsise të minoritetit grek në shqipëri.
Eurodeputeti Manolis Kefalogianis i është drejtuar me dy pyetje shefit të politikës së jashtme të BE, Josep Borrel, në lidhje me ecurinë e Tiranës zyrtare drejt procesit te anëtarësimit.
Deputeti i “Demokracise se re”, partisë së udhehequr nga Kiriakos Micotakis, i kërkoi Komisionit Europian të sigurojë që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj pronësore dhe të sigurojë mbrojtjen e të drejtës themelore të anëtarëve të minoritetit grek duke iu referuar tokave në Himarë.
Përfaqësuesi i Lartë i Brukselit sqaroi se: “Përparimi në procesin e regjistrimit të pasurisë është një çështje e rëndësishme që duhet reflektuar në kuadrin e negociatave. BE vazhdon të mbështesë forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë në Shqipëri dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të drejtat e pronave”.
Eurodeputeti grek i kërkoi edhe një shpjegim edhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës, Kurti se do te votonin pro nese do te mbahej nje referendum per bashkimin.
“Komisioni pret që të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor të vazhdojnë marrëdhënie bashkëpunimi por duke u fokusuar kryesisht të programet e tyre për të vazhduar progresin drejt integrimit evropian.
Në këtë kontekst, liderët politikë në rajon duhet të japin shembull duke promovuar një klimë besimi të ndërsjellë, duke promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Borrel!
Në raportin e komisionit evropian thuhet se Shqipëria i ka plotësuar të gjithas kriteret për hapjen e negociatave me bashkimin evropian./m.j