Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjet PD së Lulzim Bashës që ia quajti koalicionin me LSI-në si zyrtarizim i partisë së korrupsionit dhe politikës së vjetër.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha i kujton Bashës kohën kur ngriti “Çadrën e Lirisë” në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe prej aty shpalli “Republikën e Re”.
Basha u kritikua në atë kohë për eleminimin e simboleve të PD-së nga logo e “Republikës së Re”, e cila bazohej kryesisht te ngjyrat e flamurit shqiptar.
“Flet per simbole karnavali i Republikes se Lul Braves!! Sb”, shkruan Berisha në Facebook, teksa poston edhe këto fotografi./m.j