Sipas BBC, 80-vjeçari doli si zgjedhja më e njohur pas gjashtë ditësh votime shpesh të tensionuara në Romë ku partite e mazhorances rane dakord ne votimin e tete.
Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por mediat vendase raportuan se kryeministri Mario Draghi e kishte bindur të qëndronte për “stabilitetin” e Italisë.
Partitë në koalicionin qeverisës të Italisë ranë dakord ta rizgjedhin atë të shtunën pasi shtatë raunde votimi dështuan për të zgjedhur një kandidat alternativ dhe zbuluan ndarje të thella në qeverinë e koalicionit të Draghi.