Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar një kallzim penal ndaj Spartak Brahos.
Kërkesë-padinë, deputeti Flamur Noka e kishte marrë me vete në sallën e Kuvendit, ku pas largimit nga seanca plenare e depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.
Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.
Kesaj deklarate i qendroi dhe me pas Spartak Braho, nderkohe qe ka reaguar dhe vete Alibeaj si dhe ishin shtuar rojet personale te ti!/m.j