Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte (27 janar), në seancë plenare për për të diskutuar dhe miratuar disa projektligje. Në rendin e ditës janë projektligje si ai për noterët apo për regjistrimin e pronave apo profesionin.
Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit është paralajmëruar një protestë. Bëhet fjalë për banorët e “5 Majit” të cilëve pak ditë më parë u janë prishur banesat.
Protesta pritet të mbahet sot në orën 09.30, pak para nisjes së seancës parlamentare.
g.kosovari