Rusia ka kërcënuar se do ta pushtojë Ukrainën. Tashmë në kufi janë dislokuar forca ushtarake nga të dy palët.
Ukrainasit shprehen se do ta mbrojnë me çdo kusht vendin e tyre.
Fotoja e një gruaje, nënë e tre fëmijëve me një armë të madhe në dorë që rri e pret në dritare, u bë virale.
Shumë do mendonin se Mariana Zhaglo është një ish-ushtarake, por nuk ka të bëjë fare me këtë.
Ajo është një studiuese marketingu por që ka shprehur gadishmërinë e saj për të mbrojtur vendlindjen nga ndonjë pushtim i mundshëm rus.
“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani”, tha Mariana.
“Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin; ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ajo deri tregoi pushkën e saj Zbroyar Z-15.
/a.r