Ergys Dashi, 34 vjeçari nga qyteti i Durrësit, është ekzekutuar në një atentat mafioz në Guayaquil të Ekuadorit, qyteti me portin e njohur për transportimin e sasive të mëdha të kokainës.
Teksa po darkonte në një restorant, mbi të u lëshuan 20 plumba dhe ndërroi jetë në vend.
Ergys Dashi rezulton një emër i njohur në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, i cili më herët është konsideruar si pjesë e një grupi mafioz italian që kishin lidhje me “Camorra”-n, ndërkohë bëhet me dije se emri i tij lidhet me ngjarje të shumta që kanë zanafillën në trafikimin e qindra kilogramëve të kokainës që niset nga Ekuadori dhe përfundon në vendin tonë.
Transporti i drogës, heroinë e cilësisë së lartë, bëhej përmes makinave të modifikuara dhe droga shitej me një çmim konkurrues.
Ndërsa grupi ishte aq i fuqishëm sa Policia italiane i konsideroi si pjesë të “Camorra”-s.
/a.r