Kanë dalë pamjet e vrasjes së shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador, ndodhur dje në mbrëmje.
Është gazetari Artan Hoxha ai që ka publikuar videon, ku shihet si autori ka hyrë në ambientet e lokalit, me një tufë me lule në dorë, dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në ballë shqiptarin.
Ai ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër në momentin kur është qëlluar për vdekje.
Më pas autori ka qëlluar edhe një vajzë të re, e cila dyshohet se nuk ka pasur lidhje me shqiptarin e vrarë brenda lokalit.
Gazetari Artan Hoxha shkruan:
Video e momentit, kur u ekzekutua me nje plumb në balle, në Guayaquil të Ekuadorit, durrsaku 34-vjeçar Ergys Dashi…
Beteja mes organizatave kriminale te trafikut te kokaines, rregjistron viktimen e radhes ne Ekuador.
Durrsaku 34 vjeçar, Ergys Dashi, mbeti i vrare me nje plumb në balle, mbremjen e djeshme ne nje lokal ne Guayaquil, qytetin e dyte me te madh te vendit dhe porti me i madh Ekuadorit.
Viktima ndodhej nen shoqerine e nje personi tjeter në nje kend te lokalit, nga ku kontrollohej edhe hyrja edhe fasada, por ekzekutori nuk u la asnje mundesi reagimi, pasi hyri në lokal me nje tufe me lule në duar.
Në videon e publikuar nga Xhungel.al, tregohet qarte e gjithe skena e krimit. Dinamika e levizjeve të autorit dhe perpjekja e personit qe ndodhej në tavoline me viktimen për ta sulmuar vrasesin me karrike dhe cfare t’i kapte dora.
Vrasja ka ndodhur rreth ores 19:00 të mbremjes se 22 janarit, kur lokali ka patur edhe kliente të tjere.
Gjate largimit autori ka hapur serish zjarr, por kete radhe jo në menyre selektive, duke plagosur nje vajze vendase, e cila ishte ulur me shoqerine e saj në nje tavoline perpara tavolines ku u vra Dashi…