Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana dhe përzgjedhësi, Gianni De Biasi, kanë votuar ndryshe sa i përket Topit të Artë.
Lorik Cana e ka votuar Cristiano Ronaldon për pozitën e parë, Messin për të dytën dhe Neymarin për vendin e tretë.
Ndryshe nga Cana, përzgjedhësi i kombëtares, Gianni De Biasi votoi për Messin me pesë pikë, tri për Ronaldon dhe një për Thomas Mullerin.
Në fund, futbollisti argjentinas u shpall më i miri për vitin 2015, duke e fituar këtë çmim për herë të pestë në karrierë.