Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar mesditën e sotme për deklaratën me ironi të kryeministrit Edi Rama, i cili tha “si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21 janarin”.
Rama këtë deklaratë e ka bërë pak minuta më parë teksa ishte duke zhvilluar live në rrjetet sociale një komunikim me qytetarët lidhur me 21 Janarin dhe drejtësinë.
Fill pas kësaj nuk ka munguar dhe reagimi i Blushit i cili ka shkruar se mllef kaq të madh mund të ketë vetëm një piktor i dështuar, siç e ka cilësuar ai kryeministrin Rama.
“Ç’po na dëgjojnë veshët!
Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?
Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?
Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!
Fale o Zot!”– shkruan Tedi Blushi në rrjetet sociale.
/a.r