Një persona ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dyshohet se prodhonte kriptomonedha.
Mesditën e sotme është arrestuar një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe janë sekuestruar 210 makineri, të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhimin e kriptomonedhave.
Ndër të tjera mësohet se pajisjet ndodheshin në një magazinë në fshatin Pjesëz në Shijak, të marrë me qira nga disa persona nga Tirana.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe për kapjen e personave që mund të jenë përfshirë në këtë .
g.kosovari