Vrasja e shqiptarit Astrit Lamaj dhe murosja e tij vazhdon të bëjë jehonë në mediet greke. Ajo ishte një vrasje tipike mafioze, si skenar filmash.
Detaje te reja kanë dalë nga krimi makabër. Carmelo Arlotta ka dëshmuar për herë të tretë për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj, i cili u muros në një pus në Senago. Arlotta mbërriti në Gjykatën e Monzës për të treguar versionin e tij të vrasjes. I akuzuar për bashkëpunim në vrasje me dashje, së bashku me Salvatore Tambe, Arlotta pretendon se në mmentin kur ndodhi krimi ka qënë në postë.
“Unë e kam njohur Salvatoren. Ne të dy jetonim në Riesi dhe ai u bashkua me Cosa Nostra-n para meje – tha bashkëpunëtori i para gjykatës.
‘Ilgorno.it’ shkruan se sipas të penduarit, në mëngjesin e vrasjes ishte thirrur për t’u “marrë” me shqiptarin që ishte vendosur në një garazh në Muggio për t’u vrarë.
Astrit Lamaj u vra në janar të vitit 2013 dhe u gjet 6 vite më pas. Dyshohet se urdhërin për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit e ka dhënë ish e dashura e shqiptari pasi ajo dyshonte se Astriti e kishte vjedhur fshehurazi. Lamaj lindi në fshatin Trevllazër, Bashkia Vlorë. Ai kishte 6 vite që ishte larguar në Itali, ku prej 5 vitesh ishe i zhdukur.
/a.r