Fundoset biznesmeni që u përplas me autoshkollën sot në Dimal.
Policia ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin në fjalë.
Burime policore u shprehën se drejtuesi i mjetit tip “ML” po i jepte me shpejtësi të lartë mjetit në momentin që goditi nga prapa Autoshkollën. Kjo ndodhi pasi nuk i ndaloi një postoblloku policie.
Bëhet e ditur se Namik Pajo, ka goditur me grushte në fytyrë një efektiv të policisë rrugore. Ky fakt e ka detyruar policinë të ushtrojë kontroll në banesën dhe biznesin e Pajos.
Në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në lagjen “6-katësh”, mbi lokalin që është biznes i familjes Pajo, janë sekuestruar një pistoletë dhe disa municione.
Të njëjtat burime konfirmojnë se të gjitha provat materiale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Berat që po punon për këtë rast.
Mësohet se Namik Pajo është arrestuar, jo vetëm si shkaktar i aksidentit të rëndë, por edhe për goditjen e efektivit të policisë në krye të detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Pajo së bashku me bashkëshorten e tij janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mësohet se bashkëshortja është në gjendje më të rënduar.
/a.r