Partia Socialiste në mbledhjen e sotme të kryesisë ka vendosur për të shtyrë Kongresin e partisë, të programuar për t’u mbajtur më datë 29 janar.
Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb”. Zbulohet më tej, se Kongresi pritet të mbahet në muajin mars, pas zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.
Sipas burimeve, kjo ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve.
/b.h