Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën për kandidatë të gjithë atyre së janë larguar si pasojë e dekriminalizimit.
Kreu i qeverisë tha se PS nuk i jep asnjë shans askujt që ka gënjyer.
Pak ditë më parë Valdrin Pjetri kërkoi një shans të dytë për të kandiduar në Shkodër, por Edi Rama ia preu shpresat, pasi e akuzoi se gënjeu në formularin e dekriminalizimit.
“Kemi folur për të vijuar menjëherë organizimin. Do jemi pjesë do të paraqesim kandidatët. Nuk mendoj mendoj se do të kemi deputet për kandidat për kryetar bashkie. Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale, shanset e dyta mund t’i japim njëri tjetrit nëse jemi miq. Shanset e dyta i jep zoti, PS nuk i jep shans askujt që e ka gënjyer për një aspekt të jetës së tyre apo veprimtarinë e tyre.’- tha Rama.
/b.h