Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, në një komunikim me median në selinë blu ka zbuluar përgjigjen që ka marrë PD nga Prokuroria e Posaçme, SPAK për hetimet për inceneratorët.
Sipas Tabakut, SPAK nuk ka treguar emra, por po hetohen individe te tjere edhe per inceneratorin e Elbasanit.
“Kam kërkuar informacion nga SPAK e ka kthyer përgjigje që është ështe në hetim, përvec Lefter Koka janë duket u hetuar dhe individë të tjerë.
Alqi Bllako ne e kemi cuar në SPAK, sot deputet i PS është personi që duhet të ishte para drejtësisë nuk e di pse nuk po procedon SPAK.
Firmat e zotit Bllako janë të qarta përgjegjësia e tij dhe implikimi familjar …Nuk ka kthyer përgjigje me emra SPAK por ka thënë që edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit janë persona të tjerë që po hetohen.
Do kisha shpresuar që SPAK të kishte proceduar me të gjithë njëkohësisht e bashkë me Lefter kokën të kishin shkuar para drejtesise edhe të tjerë”, tha Tabaku.
g.kosovari
Tabak nuk e ke idene e hetimit te nje dosje.Eshte sekret dhe jo si ne kohen tuaj ku cdo hetim dilte ne gazete.