Lily Gnimavo është një modelje nga Holanda, e cila prej nëntë muajsh jeton në Shqipëri, ndërsa pohon se është e dashuruar me gjuhën shqipe dhe muzikën e këngëtarëve shqiptarë.
Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, bukuroshja nga Amsterdami flet për eksperiencat e saj në Shqipëri dhe tregon se çfarë pëlqen nga vendi jonë.
“E njoha Shqipërinë nëpërmjet muzikës shqiptare dhe klipeve që shihja në youtube. U fiksova me gjuhën. Kënga e parë që kam dëgjuar ishte e Noizyt dhe Encës, “Bow Down” dhe Young Zerkën.
U fiksova me muzikën shqip. Është gjuhë interesante. Gjatë karantinës nisa kurse të gjuhës shqipe në Amsterdam“, tha modelja.
Lily thotë nga Shqipëria pëlqen mikëpritjen dhe respektin që kanë shqipatrët “Njerëzit, mikpritja, respekti, shteti më bën përshtypje. Sigurisht ishte ide e mirë Shqipëria sepse këtu nuk ka kufizime si në Amsterdam”, tha modelja.
Si janë çunat shqiptarë për bukuroshen nga Holanda?
Lily: Nëse të pëlqej të pëlqej, nuk ndikohem nga nacionaliteti. Mentaliteti është ndryshe nga Europa, por unë jam e hapur të mësoj traditat dhe kulturën shqiptare. Jam e gatshme të mësoj gjëra të reja.
/b.h