Ilir Meta ka zbuluar një secret, që tha se e ruante që nga viti 1994. Meta tha se në vitin 1994 kishte hyrë fshehurazi në burgun ku ndodhej ish-kryeministri Fatos Nano.
Gazetari Blendi Fevziu e pyeti për më tepër detaje në lidhje me hyrjen e Metës në burg, por ai nuk i ndau me publikun, duke kërkuar që ta linin me aq atë temë.
Pavarësisht këmbënguljes së Fevziut, e vetmja gjë që tha Meta ishte se ka pasur njerëz që ia kanë mundësuar hyrjen e tij në burgun ku ndodhej Nano.
Ilir Meta: Ilir Meta ka vetëm një aleancë, në koherencë të plotë me Ilir Metën e ’94-s. Që kur Partia Socialiste në atë kohë donte të bojkotonte referendumin e doktorit të madhërishëm…
Blendi Fevziu: Po, po e mbaj mend.
Ilir Meta: Jo, s’pranova, më thirri Nano në burg mua, hyra fshehurazi në burg, ç’a të të them, histori.
Blendi Fevziu: Hyre fshehurazi?
Ilir Meta: Hyra fshehurazi, me Xhinën e me njerëz.
Blendi Fevziu: Domethënë ai sistemi kontrollues i doktorit paska qenë i dobët.
Ilir Meta: Tani ata që na futën ne e kë parasysh.
Blendi Fevziu: Si hytë fshehurazi në burg?
Ilir Meta: Tani lëre këtë muhabet.
Blendi Fevziu: Me ambulancë?
Ilir Meta: Po se thonin na bojkoton Ilir Meta, orë ç’është budallallëk.
g.kosovari