Ambasadorja Yuri Kim në nj intervistë për Euronews u bëri thirrje demokratëve dhe shqiptarëve të zgjedhin të ardhmen duke i dhënë rëndësi marrëdhënieve me SHBA-në dhe luftuar korrupsionin.
Teksa komentoi dhunën e 8 janarit, Kim tha se ato pamje ishin skandaloze.
“Ne do të vazhdojmë të takohemi me udhëheqësin e zgjedhur të Partisë Demokratike. Kemii pasur një partneritet të mirë me zotin Basha dhe kjo do të vazhdojë. Partitë kanë rregullat e tyre dhe udhëheqësit e tyre zgjidhen brenda partisë”- tha ajo.
“Jam kundër dhunës politike. Njerëzit u skandalizuan, miqtë e SHBA-ve u skandalizuan kur panë ato pamje, me njerëz që thyenin dyert e xhamat, gjakun. Ka një hetim për këtë tani dhe të presim se ccfarë do të nxjerrë hetimi”- u shpreh ajo.
“Anëtarët e partisë duhet të mendojnë mirë se kush janë, rolin që do të kenë në të ardhme, me çfarë do të duhet për të fituar zgjedhje dhe si duhet të jetë marrëdhënia me SHBA. Mendoj se faktet janë. Është një vendim shumë i rëndësishëm. Shpresoj se shqiptarët do të vazhdojnë të shohin dhe të zgjedhin të ardhmen, ta ndërtojnë këtë vend në një mënyrë që ndërton vendin e tyre dhe çrrënjos korrupsionin”- përfundoi aja.
g.kosovari