Minuta e 25-të e ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë ka parë një zëvendësim të detyruar deri diku pas dëmtimit të sulmuesit brazilian të shkodranëve, Da Silva. Ky i fundit, pësoi një të çarë në fytyrë dhe me sa duket stafi teknik mendoi se ishte e rëndë, edhe pse ai po mjekohej në fushë nga stafi mjekësor.
”Çfarë problemi ke?’, tha fillimisht i nervozuar ai duke shpërthyer më pas në të shara në anglisht në drejtim të teknikut. “Ik q…, cope m…” ishin thirrjet që lëshoi ai në drejtim të tij, para se të futej i nervozuar në dhomat e zhveshjeve./panoramasport