Gjatë kësaj interviste, nga spitali Infektiv Çomo tha se në spital ka pacientë të shtruar edhe me variantin Omicron.
Pyetje: Ka edhe raste në spital që janë me Omicron. Vijon të jetë në fuqi Delta?
Çomo: Delta ka më shumë agresivitet , por Omicron është më shumë ambulator se spitalor, por peshën kryesore të mbrojtjes nga Omicron e ka popullata e vaksinuar.
Pyetje: Mbi 90 % e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar. A ka edhe të vaksinuar?
Çomo: Ka edhe të shtruar që janë vaksinuar, por vaksina parandalon format e rënda të sëmundjes.
Një paciente e shtruar në spitalin COVID tregon se ka marrë dy doza të vaksinës dhe është shtruar në spital për koronavirus.
‘Kam marrë dy doza të vaksinës kineze. Vaksinën duhet ta bëjnë të gjithë. Unë fillimisht nuk e kuptova çfarë kisha. Më ra menjëherë, nuk e kuptova çfarë ishte. Ishte edhe Viti i Ri edhe isha e lodhur .Sëmundje të tjera nuk kam. Marr vetëm ilaçe për tensionin’, ka treguar pacientja.
Ndërkohë në ambientet e spitalit janë të vendosur edhe punonjës policie, dhe për këtë Çomo tregon se janë të vendosur për shkak se një i dënuar është i shtruar në spital për COVID.
Ajo thekson se i dënuari është në gjendje të rëndë dhe se ka sëmundje të tjera shoqëruese.
‘Në spital ka edhe të burgosur. Një i burgosur i është nënshtruar kurimit, është në gjendje të rëndë. Është një person që ka sëmundje kronike’, thotë Çomo.
Po ashtu në këtë intervistë, ndërsa gazetarja ka sjellë pamje të pavioneve të ndryshme, si edhe nga pacientë të shtruar në terapi intensive.
Mjekja Çomo tregon se një 31-vjeçare ndodhet në intubim. E reja nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës dhe kjo sipas mjekët e vështirëson edhe gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa apelon se të gjithë qytetarët duhet të marrin dozat kundër COVID.
‘31-vjeçarja e intubuar ka ardhur rëndë dhe vijon të jetë akoma rëndë. Është prekur për herë të parë dhe është e pavaksinuar.. Në fillim u tha se virusi prek moshat e mëdha , por zbriti gradualisht edhe tek moshat e reja. Nuk duhet të mendojnë se meqë janë të rinj nuk kanë nevojë për tu vaksinuar. Unë them që këto mosha të reja nuk do të vinin në spital nëse do të kishin bërë vaksinën. E reja fillimisht ka qëndruar për 10 ditë në trajtim është bërë punë e madhe për të mos shkuar drejt intubimit, por ja që nuk ndodhi’, tha Çomo.
Pyetje: Sa persona ia kanë arritur të dalin nga intubimi?
Çomo: Terapia intensive nuk është thjesht intubim. Ka faza të ndryshme. Është një grup njerëzit që i kanë dalë edhe pse nuk është shumë i lartë. Sot të intubuar janë 12 persona të intubuar .
Sëfundmi Çomo ritheksoi se nuk ka asnjë pacient të rishtruar në spital, duke bërë me dije se tashmë është rritur numri i mosha të reja që po infektohen, ndaj edhe nuk duhet neglizhuar por duhet sa më parë të aplikohet vaksina kundër COVID, apeloi ndër të tjera Çomo. BW