Maskat që na mbrojnë më mirë/ Ekspertët: N-95 më efektshmja ndaj Omicron

Fauci dhe ekspertë të tjerë të Shëndetësisë thonë se maskat N-95 dhe KN-95 funksionojnë më mirë se maskat standarde kirurgjikale dhe shumë më mirë se ato prej cope. Po si? Sipas studiuesve mundësia e  depërtimit nga maskat prej cope është 75 përqind, tek maskat kirurgjikale 50 përqind dhe ato N-95, vetëm 10 përqind nëse mbahen siç duhet.

 “Duhet të siguroheni që ta vini siç duhet. Nuk duhet të lejoni daljen e ajrit nga anët, nën dhe rreth syve. Duhet ta puthisni mirë, por është një maskë efektive”, shprehet dr. Sanjay Gupta.

Një ekspert thotë se maskat N-95 janë shumë të ngjashme me KN-95, pasi të dyja kanë filtra tejet efektivë. Por N-95 ka një përparësi të lehtë.

“Përshtatet më mirë me fytyrën. Nëse maska nuk rri mirë në fytyrë do të ketë depërtim”, thotë mjeku John Volckens.

Një tjetër pyetje e rëndësishme është: A mund të mbash një maskë të këtij lloji më shumë se një herë? Shkenca thotë që po.

 “Rregulli i përgjithshëm është se mund të mbash një maskë N-95 deri në 40 orë. Filtri në këtë lloj maske reziston për disa ditë ose javë”, shprehet Volckens.

Më përhapjen masive të Omicron ekspertët thonë se ka ardhur koha të hiqen nga përdorimi maskat prej copë, të cilat si֛ thonë, janë më shumë një aksesor se sa mjet mbrojtës.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com