Mbrëmjen e djeshme moderatorja Arbana Osmani lexoi emrin e Einxhel Shkirës si të eliminuarës nga shtëpia e ‘big Brother VIP’.
Moderatorja ishte në nominim me Ilir Shaqirin dhe partnerin e saj Dj Dagz, dhe publiku vendosi ta largonte nga gara.
Mirëpo bileta e saj vajtje-ardhje arriti që ta bënte atë sërish pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Edhe pse eliminimi fillestar i Einxhel duket se ishte i paparashikuar nga banorët apo nga opinionistët, ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti, ka bërë një postim në llogarinë e tij të “Instagram” që i ka surprizuar të gjithë.
Pak orë para publikimit të të eliminuarës së natës, Anaidi ka publikuar një ‘story’ drejtuar ndjekësve të tij në të cilën shkruan:
“Habiteni ju nëse del Einxhel sonte…?!”
Më pas, ai publikon sërish një bisedë me ish-konkurrentin Ardit Çuni, ku i thotë atij se Einxhel “del dhe hyn prapë”.
“Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik”- ka shtuar ai, duke lënë të nënkuptojë se di diçka më shumë.
Kjo nuk është hera e parë që ish-fituesi i “Vëllait të Madh” ka bërë deklarata ku dëshiron të nënkuptojë vendime të paracaktuara nga produksioni.
Rikujtojmë se dhe me daljen Big Mamës, ai deklaroi se sipas tij, ishte e parashikuar dhe “aq e kishte kontratën”.
/b.h