Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se investimet amerikane në Shqipëri po rriten. Prandaj ajo bën thirrje që të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi në mënyrë që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit.
“Shumë mirë të shohësh rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta, transparente plus gjykata të pastra (d.m.th që mosmarrëveshjet të zgjidhen me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime. Le të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit”, shkruan ajo.
Ambasadorja ka shpërndarë një postim të Dhomës Amerikane të Tregtisë ku thuhet se ka një rritje të qëndrueshme të investimeve amerikane në Shqipëri.
Në 9 muajt e parë të vitit 2021 në Shqipëri është rritur më 78 milionë Euro niveli i investimeve krahasuar me një vit më parë, duke shkuar në 422 milionë Euro në total.
/a.r