Në nisje të vitit të ri, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka reaguar ashpër ndaj klases politike. Me anë të një statusin në rrjetin social facebook Kalo shkruan se “politiqenërit” tanë të kësaj kaste/klase/glase politike, gjithshka bëtë për t’u pasuruar korruptivisht, por pak, shumë-shumë pak bëtë për demokratizimin e Shoqërisë sonë.
Mjeku më tej shkruan se pasuri mbi dhe nëntokësore të pashterëshme renditet plot krenari në vendin e fundit në Europë për të ardhurat e nivelin e jetesës”…
Statusi i plotë i mjekut Tritan Kalo
Kohë kovidiane…9.01.2022…Në 30 vite JU “politiqenërit” tanë të kësaj kaste/klase/glase politike, gjithshka bëtë për t’u pasuruar KORRUPTIVISHT, por pak, shumë-shumë pak bëtë për DEMOKRATIZIMIN REAL të Shoqërisë sonë, si dhe për MBROTHËSIMIN harmonik të të gjithë atyre që frymojnë SHQIP…Pas yshtjes së “il poppolo Albanese” për rrënimin e gjithshkaje të ngritur me gjakun e sakrificat e një populli të tërë, dhe jo të NOMENKLATURËS së Diktaturës së Proletariatit, privatizuat gjithshka korruptivisht në emrin tuaj të favorizuar nga motoja “Shqipëria 1 euro”, shpërdoruat paturpësisht paratë e taksapaguesve tanë dhe atyre europianë dhe jo vetëm, duke ua bërë të pamundur jetesën mbi 1.600.000 shqitarëve, të cilët morën udhët e theqafjes së emigracionit, e shpërfytyruat SHQIPËRINË nga pyjet, tokat e mirëbonifikuara e të mirëvaditura, e latë vendin me pasuri mbi dhe nëntokësore të pashterëshme të “renditet plot krenari në vendin e fundit në Europë për të ardhurat e nivelin e jetesës”….HISTORIA do t’u vejë vulën e TURPIT….Nuku jeni vetëm ju SHQIPËRIA, aty mes vanitetit të pasurive të pafundme që keni krijuar në kurriz të punës e të taksave tona….Që jeni të gatshëm të bëni gjithshka për pasurimin dhe për sundimin tuaj, e treguat fare qartë edhe dje më 8 Janar 2022, duke luftuar për t’i nxjerë sytë e likuiduar njëri-tjetrin “paqësisht” me “vare, leva e pllaka guri”, për të qënë në krye të punëve grabitqare…Qartësisht u kuptua se çfarë i keni bërë dhe jeni të gatshëm t’i bëni një populli të tërë, për ta shfrytëzuar e shtypur atë për hir të pafundësisë së panginjmjes suaj për PUSHT-SHTET e PARA?!?!…Nguleni mirë në mëndje se kurrë “RIGONI NUK MUNDET TË BËHET LIS”, dhe se QYTETARIA mendore, kulturore e pasurore krijohet me punën e kontributin e disa brezave, dhe jo me korrupsionin galopant të një brezi të vetëm… NUKU ju vrasin sado pak sytë fotot e mëposhtëme të skllavërimit të fëmijëve për t’u ushqyer apo të vobegësisë ekstreme të nënave, motrave apo vëllezërve tuaj….JANË EDHE ATO/ATA SHQIPTARË…Apo nga makinat tuaja lluksoze me xhama të errët dhe nga vilat tuaja miliona euroshe nuk mundet t’i shihni ato/ata udhëve të Shqipërisë….NUKU janë aspak “afganët e europës”, por janë pasardhës të Pellazgo-ilirëve që i vunë gurëthemelet Qytetërimit Europian, sikundër jeni edhe ju pasunarët tanë të sotëm dhe “ish-brekëgrisurit e djeshëm të para 1945 ose të para 1990”….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!!!
g.kosovari