Kryeministri Edi Rama, këtë të dielë ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar një ditë më parë në selinë blu, ku mbështetësit e Berishës zhvilluan një protestë të dhunshme para godinës.
Gjatë protestës u dëmtuan dritaret dhe dyert e selisë, dhe për shkak të tensioneve kryetari aktual i partisë Demokratike kërkoi dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit pasi u rrezikohej jeta atyre që ishin në godinë.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se mesditën e sotme do të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët në lidhje me këtë situatë të pazakontë të zhvilluar brenda kampit të tyre politik.
Ndërkohë një ditë më parë kryeministri i quajti Bashën dhe Berishën kufoma politike i bëri demokratëve një thirrje: “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”. /abcnews.al
/b.h