Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë: Edhe 264 raste të reja por asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131. Në total numri i rasteve aktive është 1.251.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës.

 

Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com