Policia ka arrestuar një nga të dyshuarit për vrasjen mafioze mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnje-Fier.
Ai është Ilir Memushaj, nga Vlora. Memushaj akuzohet se ka vrarë Denis Kasën.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që ishin me viktimën.
Memushaj mendohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në krimin e djeshëm, por për momentin policia s’ka dhënë asnjë emër.
Dyshohet se shkak për vrasjen e djeshme ka qenë një konflikt i hershëm që ka nisur në Holandë.