Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për situatën në Partinë Demokratike.
Sipas tij, gjithçka është një betejë për plaçkën e vjedhur. Dhe gjëja e vjedhur sipas Braçes nuk gëzohet.
Braçe vë në dukje se Berisha gjatë qeverisjes së tij i vodhi Ushtrisë godinën ku është vendosur sot selia e Partisë Demokratike, ndërsa shton se fjalia “ajo është shtëpia demokratëve”, është e gjitha një hipokrizi.
Postimi i plotë:
BETEJA PER PLAÇKËN;
AJO GODINE KU PO ZIHEN PD-te,
ESHTE E VJEDHUR!
SIC NIS ASHTU VAZHDON,
ASHTU DO MBAROJ;
GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!
Fjalia me hipokrite qe degjoj ne 10 dite:
KJO, AJO, ESHTE SHTEPIA E DEMOKRATEVE ETJ ETJ!
Ne 2013-ten, kur nje shumice e madhe shqiptaresh i perzuri nga pushteti, ne pritje per tu bere ditet e ikjes,
kryeministri-ky Sali Berisha, ministri i mbrojtjes-ai Arben Imami, kryetari i bashkise-ky Lulzim Basha, i GRABITEN Ushtrise, ne shkelje te plote te ligjit nje prone, kete prone qe sot e quajne “SHTEPIA E TE GJITHE DEMOKRATEVE”;
Pasi bene vendimet dhe morren godinen,
u kthyhen pas te merrnin miratimin e komandantit te Ushtrise, duke e bere grabitjen me te dukshme!
Per kete PRONE TE GRABITUR po kacafyten e neser do perleshen me njeri tjetrin;
JANE TE GJITHE ATA QE E GRABITEN ME FIRMAT E TYRE!
Fati eshte i percaktuar prej 2013-tes;
GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!
g.kosovari