Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tunelin e Kalimashit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë një pasagjer ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.
Sipas policisë, dy drejtues mjetesh njëri nga Shkopeti dhe tjetri nga Kosova janë përplasur brenda tunelit, duke shkaktuar aksidentin fatal.
“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, thuhet ne njoftimin e policise.
Nderkohe grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
g.kosovari