Nga Agron Gjekmarkaj
Një gjuhë dhunë vertitet mbi Partinë Demokratike ! Dhuna është primitive, instrument i kohes kur njeriu nuk e kishte elboruar arsyen. Zedhenesit e saj po kaq janë primitiv. Si iluzion pervers shfaqet ideja se nga dhuna lind demokracia, se prej saj vjen ndryshimi, se nga ajo merr jetë rithemelimi, se prej saj vjen pushteti. Dhuna mbron abuzimin dhe justifikon friken.
Dhuna për një karrige personale nuk është alternative per askënd sidomos per një vend si yni që një pjesë të historisë e se vet e ka të zhytur në gjakun e dhunes.
As një filiz shprese nuk rritet në të. Dhuna fizike, dhuna verbale, dhuna politike vetem projekton të ngjashmit e vet, asnjehere paqe, asnjehere bashkjetese, asnjehere garanci demokratike asnjehere zhvillim dhe mirëqënie ekonomike per femijet tanë. Ajo i vlen një individi jo demokratëve e shoqërisë shqipetare jo e jo.
Ajo ka vetem një emer-regres. PD është institucion themelor i ketoj vendi asnjë forme iligjitime pushtimi nuk e permbys legalitetin e saj. Ju bëj thirrje të gjithë demokratve që të mendojnë thellë dhe të kuptojnë momentin historik ku ndodhet Partia Demokratike dhe të mos bëhen instrumente të shkaterrimit të saj thjesht për të ardhmen dhe të shkuaren e një personi i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka percaktuar vetë fatin e vet.
I ftoj me modesti e shqetesim demokratet të mos i bashkangjiten kesaj shfaqje të shemtuar që po e bën PD-në forcen kryesore opozitare në Shqiperi qesharake perpara shoqërisë dhe opinionit publik shqiptar.