Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur kompaninë “Paton Box” si përfaqësues ligjor për të zgjidhur kontestin në mes të kompanisë “Axos” dhe Qeverisë së Kosovës. Kompania “Axos” ka paditur Qeverinë për arsye se nuk e ka zbatuar kontratën për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, të cilën e kishte fituar kjo kompani në vitin 2013, transmeton ksp.
Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për pagesën e shpenzimeve administrative ne qendrën ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve investive për kontekstin e ngritur nga kompania Axos.